600 mijë euro në janar, askush si Egnatia për Superioren

Merkato e janarit ka prodhuar afrime dhe largime të shumta në kampionatin shqiptar të futbollit. Të tjera priten deri në fund të muajit. Skuadra që ka spikatur është Egnatia. Rrogozhinasit kanë qarkulluar më së shumti para gjatë këtij sesioni të merkatos.

Kështu në total janë 600 mijë euro të qarkulluara. 450 mijë të përfituara nga shitja e Isgandarli dhe Paulauskas, dhe 150 mijë të shpenzuara për afrimin e Jurguens Montenegro, që japin një bilanc pozitiv 300 mijë euro për Egnatian.

Tirana ka ditur po ashtu të fitojë. Me shitjen e Florent Hasanit për 300 mijë euro, bardheblutë kanë mbushur arkat e klubit. Transferimet apo largimet e tjera nuk kanë qarkulluar para. Vlen të theksohet se kampionati shqiptar ka lojtarë në “lupën” e skuadrave të huaja, që kërkojnë të marrin më të mirët. /newsport.al/


Shtuar 13.01.2024 11:31