60 vjeç, i kërkuar nga Interpoli, zëvendëspresident dhe debuton në futbollin profesionist

“Topi është imi, penalltinë e gjuaj vetë”. Një batutë e famshme që, çuditërisht, gjend vend edhe në futbollin profesionist. Një situatë suerreale e përjetuar në Suriname, në ndeshjen midis Inter Moengotapoe dhe Olimpia të Hondurasit që korrespondon me raundin e 16-të të Ligës Concacaf.

Sfidë që futet në histori për shkak të debutimit të profesional të Ronnie Brunswijk, nënpresidentit aktual të Suriname. Edhe pse 60 vjeç, ky ish-gueril, pronar i ekipit Moengotapoe, i befasoi të gjithë kur zbriti në fushë me shiritin e kapitenit për të luajtur në këtë duel, duke u bërë lojtari më i vjetër që është aktivizuar në një turne zyrtar në këtë konfederatë/

Të lidhura

None found

I lindur më 7 mars 1961, Brunswijk luajti 53 minuta, madje në fushë ishte edhe djali i tij, Damian. Ky politikan kontrovers, edhe pse nuk mundi ta shmangte humbjen e Interit me rezultat të thellë 0-6, ishte protagonisti kryesor i përplasjes.

Karriera e futbollit e Brunswijk, për momentin, do të jetë e kufizuar në një ndeshje të vetme, pasi ai nuk do të jetë në gjendje ta luajë takimin e kthimit. Arsyeja? Ai nuk mund të largohet nga Surinami, pasi kërkohet nga Interpoli për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Babai i 50 fëmijëve, grabitës banke në rininë e tij, pronar i një miniere ari … dhe tani edhe një futbollist profesionist. Karriera e këtij personazhi është e denjë për studim. /SS/


Shtuar më 22.09.2021 09:43

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber