3 gola në 22 minuta, shpërthen Ronaldo (VIDEO)

Juventusi ka dyfishuar rezultatin sërish me Cristiano Ronaldo i cili në zonë është penguar nga portieri Crango. Për arbitrin Calvarese nuk ka dyshim dhe penallti.

Por, duhet thënë se Ronaldo me faullin e shkaktuar ndaj portierit të Cagliarit pas golit të tij të parë duhet të dilte me të kuq dhe arbitri e ka falur, ashtu sikurse edhe VAR, duke qenë lojë me taka të ngritura dhe e rrezikshme.

Futbollisti i Juventusit pas golit të tretë ka shkuar pranë kameras dhe ka vendosur gishtin te veshi si duke thënë “çfarë thatë për mua”.

 


Shtuar 14.03.2021 18:57