20 minuta për golin e parë, Egnatia merr frytet e investimit 150 mijë euro

Jurguens Montenegro shënoi golin e katërt për rrogozhinasit, në ndeshjen Kukësi – Egnatia(1-4). Sulmuesi nga Kosta Rika ka dhënë kështu frytet e para, pas aktivizimit në minutën e 70’ në vendin e Gjatës.

150 mijë euro pagoi Egnatia, për të fituar shërbimet e Montenegros. Ndeshjen e debutimit me Skënderbeun u aktivizua vetëm në fundin e saj, por kësaj here që pati rreth 20 minuta në këmbë pati mundësinë të tregojë veten.

Luhej minuta e 89, kur realizoi bukur për të parin në Shqipëri. Kujtojmë se kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Egnatian pas asaj me Skënderbeun(1-0). /newsport.al/


Shtuar 20.01.2024 11:21