​Ceferin: Futbolli është madhështor dhe Erikseni e luan atë bukur

Kampionati Evropian i futbollit u trondit nga çështja Eriksen. Futbollisti danez mori shumë mesazhe nga e gjithë bota e futbollit, përfshirë presidentin e UEFA-s, Ceferin.

Ceferinë përmes kanaleve të Uefa-së, që po organizon turneun aktual, lëshoi disa fjalë për t’i uruar Eriksenit një shërim të shpejtë.

Ky është mesazhi i tij.

“Momente të tilla i vendosin të gjitha gjërat në jetë në një këndvështrim tjetër. Unë i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë Christianit dhe lutem që familja e tij të ketë forcë dhe besim. Në këto momente, uniteti i familjes së futbollit është aq i fortë dhe ai dhe familja pranojnë përshëndetje dhe lutje nga të gjithë. Kam dëgjuar që tifozë nga të dy skuadrat brohorisnin emrin e tij. Futbolli është madhështor dhe Christian e luan atë bukur. “

Shtuar 12.06.2021 22:09