Zjarr në një banesë në Vlorë, ndërron jetë i moshuari

Zjarr në një banesë në lagjen “28 nëntori” të qytetit të Vlorës.

Deri më tani dyshohet se një i moshuar 75 vjeç ka ndërruar jetë pas asfiksimit nga tymi.

Sipas banorëve, 75-vjeçari, i cili ndodhej i vetëm në banesë kishte probleme shëndetësore, ndërsa akoma nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Forca të shumta policore dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.


Shtuar 2.04.2024 18:25

Tags: