Xhama të zinj e gara me makina në zona të banuara, si e pësojnë shoferët problematikë në Tiranë

Policia Rrugore vijon kontrollet në rrugët e Tiranës. Si rezultat janë arrestuar 5 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave në zona të banuara, janë proceduar për gara dhe zhurmë 24 të tjerë.

Gjithashtu janë proceduar 14 për xhama të errët, 146 për përdorim celulari dhe 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijojnë kontrollet e territorit në të gjithë kryeqytetin, me fokus parkimet e gabuara që bëhen pengesë për lëvizjen në qytet si dhe ndëshkimin e mjeteve që manifestojnë sjellje agresive në rrugë.

Në funksion të kontrolleve janë konstatuar dhe :

Arrestuar 5 drejtues automjetesh të cilët janë verifikuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Proceduar për gara shpejtësie dhe mos rregullim shpejtësie në qendrat e banuara 17 drejtues mjetesh.

Proceduar për zhurma shqetësuese nga mënyra e drejtimit të mjeteve 7 drejtues automjetesh sportive.

Proceduar 14 drejtues mjetesh për errësim të xhamit parapritës.

Proceduar 146 drejtues mjetesh për përdorim te aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

Proceduar 1123 automjete të ndryshme për qëndrim dhe pushim në kundërshtim sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit.

Proceduar për qarkullim në korsitë e rezervuara për shërbimin publik 82 automjete.


Shtuar 25.11.2021 10:44