VIDEO/ Aksidenti tragjik në Korçë ku humbi jetën 36-vjeçari, makinat përplasen kokë më kokë, njëra shpërthen në flakë

Një aksident i rëndë ndodhi më 4 shkurt në aksin Korçë-Devoll, ku humbi jetën 36-vjeçari Elvis Mizaku.

Siç shihet në video, i riu K.H, i cili po udhëtonte me një makinë Hyundai, vjen me shpejtësi të lartë dhe përplaset kokë me kokë me makinën Volkswagen që po drejtonte 36-vjeçari.

Pas përplasjes së fortë, makina që drejtohej nga Elvis Mizaku, ka shpërthyer në flakë.

Ndërkohë policia ka arrestuar 23-vjeçarin, i cili mbeti i plagosur bashkë me 4 persona të tjerë që ndodheshin në mjet me të./albeu.com


Shtuar 6.02.2024 20:10