Konkurrenti i BBV, Donald Veshaj, i ka bërë një surprizë të mrekullueshme vëllait të tij, Marios, nga shtëpia e famshme.
Sot, Mario, vëllai i tij feston ditëlindjen ndaj aktori i humorit ka menduar t’i bëjë diçka të veçantë.
Ai ka shkruar në një bluzë “Mario edhe 100 vjeç, të dua” dhe më pas e ka veshur.
Së bashku me konkurrentët e tjerë, ata i kanë kënduar Marios këngën e ditëlindjes, surprizë e cila me siguri i ka pëlqyer shumë vëllait të tij.
Më herët, edhe vëllai i tij binjak Romeo, e surprizoi Donaldin brenda në shtëpi.
Ky i fundit është shfaqur me parashutë mbi shtëpi, teksa ka thirrur disa herë emrin e vëllait.
“Demi i vëllait, të do vëllai”, ka thënë Romeo.
Donaldi është shfaqur i prekur nga surpriza dhe është përlotur, ndërsa i kanë qëndruar pranë Semi dhe Kledi.
Nuk ishte hera e parë që Donaldi e shfaqte hapur dobësinë ndaj familjarëve./albeu.com/