Matteo Guendouzi ka shfaqur optimizëm të madh për Vedat Muriqin, duke vlerësuar se sulmuesi kosovar mund të ketë një edicion shumë të suksesshëm me Fenerbahcen.
Të lidhura
None found
Gjatë një konference për shtyp, mesfushori i Fenerbahces, ish-lojtar i Lazios, foli me tone shumë pozitive për bashkëlojtarin e tij, duke nënvizuar cilësitë dhe karakterin që e bëjnë Muriqin një futbollist me mendësi fituese.
“Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi. Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, u shpreh Guendouzi.
Këto komente vijnë në një periudhë kur pritjet ndaj Muriqit janë të larta, pas rikthimit të tij te skuadra verdhekaltër.
Sulmuesi 32-vjeçar zgjodhi të kthehet te klubi turk pas eksperiencës me Mallorcan, ku, ndonëse pati paraqitje të mira në aspektin personal, nuk ia doli ta ndihmonte ekipin të siguronte qëndrimin në La Liga.
Në nisje të fazës përgatitore për sezonin e ri, Muriqi po përballet gjithashtu me një shqetësim fizik.
Të hënën, Fenerbahce bëri të ditur se reprezentuesi i Kosovës ka pësuar një çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë gjatë një seance stërvitore.
Edhe pse i dëmtuar, klima e besimit te klubi mbetet e fortë. Fjalët e Guendouzit pasqyrojnë qartë bindjen e bashkëlojtarëve te aftësitë e “Piratit”, i cili pritet të jetë një nga armët kryesore të Fenerbahçes në sezonin 2026/27.

