Veliaj ironizon opozitën: Kalit të ngordhur s’mund t’i biesh më

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka ironizuar opozitën duke e cilësuar si “një kalë të ngordhur.”

I ftuar në emisionin “Log.” në ABC, me gazetarin Endri Xhafo, kryebashkiaku Veliaj theksoi se vendit tonë i bën mirë të ketë miq të mëdhenj.

Ai u ndal te roli që ka luajtur ambasadorja e SHBA-së për të kthyer Shqipërinë në një epiqendër të ngjarjeve në mënyrë që vendit tonë t’i rritet reputacioni.

Veliaj: Duhet të jetojnë të gjithë. Në qoftë se unë kam paguar 1 qindarkë për takime të tilla, nuk e bëj më këtë punë. Nëse dikush ka përdorur paratë e rusëve për të lobuar dhe për të ndikuar politikat e amerikanëve, duhet hetuar. Unë nuk kam asnjë kompleks. Nëse kjo bashki ka këtë reputacion, dhe nëse kjo bashki kërkon 20 takime dhe merr 20 “Po”, unë besoj që Shqipërisë i vjen mirë. Të kisha bërë politikë kundrejt opozitës do ishte padrejtë. Një kali të ngordhur nuk ke çfarë i bie më. Shqipërisë së vogël i bën mirë të ketë miq të mëdhenj.  Ambasadorja Yuri Kim është hiperaktive për ta kthyer Tiranën në epiqendër të ngjarjeve, të japin të gjithë një dorë që t’i rritet reputacioni.

Shtuar 23.09.2022 22:02