U kapën “mat” fare pranë njëri-tjetrit, po a janë bashkuar Bora dhe Donaldi? Rrëfehet mikja e tavolinës

Historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshaj është një dramë e vërtetë.

Lidhja e tyre ka qënë gjithmonë në syrin publik përsa i përket ndarjeve, ribashkimeve, dhe pastime e deklarata publike.

Pas një ndarje disa mujore, dhe një romancë brenda reality shoë Big Brother Vip mes Donald Veshaj dhe Beaxtri Ramosaj, Donaldi është parë sërish me Bora Zemanin në një event organizuar nga Valdrin Sahiti.

Pamjet që u postuan u bënë menjëherë virale në mediat sociale. Ata ishin së bashku në një tavolinë dhe aktori po i ndizte cigaren moderatores. Kaq mjaftoi që këto pamje të interpretoheshin si ribashkimi i tyre.

Mes atyre ende nuk ka një lajm konfirmimi për ribashkim, Dalina Buzi ka deklaruar se dyshja është gjendur rastësisht në të njëjtën tavolinë. Në “Goca dhe Gra”, ajo tha se të gjithë figurat e “Top channel” ishin në një tavolinë dhe mes tyre edhe Bora me Donaldin.

“Ishim të ndarë në tavolina. Një tavolinë ishte tavolina e Top Channel. Ishte Sara, Lori, Bora, qëlloi dhe Donaldi me Romeon. Unë si e pranishme atje pashë dy njerëz të edukuar që flasin. Se çfarë ka ndodhur më parë ose pas festës nuk e di”, u shpreh Dalina./albeu.com/