PSG tenton gjithçka për të mbajtur Mbappe, oferta e fundit është e padëgjuar ndonjëherë

Milionat as nuk vihen në diskutim, por te PSG janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të rinovojnë kontratën me Kylian Mbappe.

“El Chiringuito” shkruan se PSG i ka ofruar yllit të sulmit të jetë ai drejtuesit i projektit të tyre sportiv.

Mbappe, veç super kontratës që do të nënshkruajë, do të mund të vendosë edhe në lidhje me trajnerin, apo të heqë lojtarët që dëshiron.

Sikurse kuptohet, PSG është e dëshpëruar që të rinovojë me çdo kusht me Mbappe, për të cilin është thënë se do të zyrtarizohet te Real Madrid para finales së Champions League. / h.ll/albeu.com


Shtuar 19.05.2022 11:15