Transport “mielli” në Greqi, lihen në burg babë e bir, roli i 39-vjeçares shqiptare

Babë e bir janë dërguar në burg pas rrëfimit të tyre të shtunën në  hetuesinë e Heraklionit për rastin e madh të kokainës.

48-vjeçari dhe 23-vjeçari së bashku me një 39-vjeçare nga Shqipëria të cilës i është caktuar edhe masa e paraburgimit, akuzohen për transport dhe tregtim të lëndëve narkotike.

Siç rezultoi nga hetimi policor, dy të pandehurit ishin aktivë në furnizimin, transportin dhe importin e sasive të kokainës në Greqi nga vendet e huaja dhe më pas në trafikimin e saj në Kretë.

Nga hetimet paraprake policore u konstatua se dy personat kishin vizituar më parë vendet e huaja për të siguruar një sasi kokaine.

Më pas, për ta transportuar në Greqi, e kanë dorëzuar si pajisje shtëpiake në një kompani transporti, me destinacion Atikën dhe marrës ishte 39-vjeçarja nga Shqipëria.

Në këtë kuadër, u organizua dhe u krye një operacion i koordinuar, gjatë të cilit, një kamion u lokalizua dhe pas ndalimit u krye kontrolli.

Gjatë kontrollit u konstatua se po transportoheshin elektroshtëpiake dhe brenda tyre u gjetën dhe sekuestruan dy pako me kokainë në formë tulle me peshë totale një 1726 gram, ose 1.7 kg./Albeu.com.


Shtuar 25.02.2023 19:32

Tags: ,