Ditën e djeshme, Apeli i GJKKO ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Reagimet pas arrestimit të Tahirit kanë qenë të shumta, mes tyre edhe të gazetarëve. Ndër ta ka qenë dhe gazetarja Ambrozia Meta e cila shprehet se arrestimi tij ka qenë një mesazh për ministrat socialistë, se nuk janë të plotfuqishëm.
Të lidhura
None found
Ajo më tej shkruan se shpreson që Tahiri ta ketë këmbën e mbarë dhe t’i marrë të gjithë me vete.
“Kam parë tek ai, shikimin e gjithë ministrave socialistë që mendojnë se janë të plotfuqishëm. E paç këmbën e mbarë për gjithë shokët e tu”, shkruan ndër të tjera ajo./albeu.com
