Sporti shqiptar në zi, ndërron jetë ish-basketbollisti i njohur (FOTO LAJM)

Është ndarë nga jeta këtë të hënë në moshën 81-vjeçare, ish-basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Petraq Jorgoni.

Lajmi është bërë i ditur nga Akademia Sportive Goga Basket, e cila ndër të tjera, i shpreh ngushëllimet familjes. Në mesazhin e tyre, ata thonë se Jorgoni ka luajtur basketboll në vitet 1958-1968. Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar edhe me skuadrat e Dinamos e Studentit.

Mesazhi ngushëllues i Goga Basket: Me hidhërim mësuam se është ndarë nga jeta, në moshën 81 vjeçare, ish basketbollisti i Lokomotivës së Durrësit, Z. Petraq Jorgoni.

Taçi ka luajtur basketboll ne vitet 1958-1968 ku gjithashtu ka luajtur dhe me skuadrat e Dinamos dhe Studentit. Ai ishte një nga sportdashësit më të dashur të Akademisë. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes për humbjen e tij.

 


Shtuar 23.08.2021 17:09