Skandal në Elbasan/ Pajisjet elektronike hidhen në kamion si të ishin plehra

Skandalet nuk kanë fund as pas përfundimit të votimit.

Në media qarkullon një video që tregon se si pajisjet elektronike në Elbasan hidhen në kamion pa pikë përgjegjshmërie dhe kujdes. Nga pamjet duket se , pajisjet elektronike hidhen drejt kamionit pa asnjë përkujdesje.

Nuk dihet nëse pajisjet janë trajtuar në të njëjtën mënyrë dhe gjatë transportit para votimit, por nga Elbasani nuk kanë munguar raportimet për probleme me procesin e votimit përmes këtyre pajisjeve./albeu.com/