Prej kohësh në mediat rozë kanë qarkulluar lajme se këngëtarja, Fjolla Morina dhe biznesmeni, Fisnik Syla i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Ditën e sotme, Fisniku e ka konfirmuar për abcneës.al ndarjen e tyre, duke bërë të ditur se gjithsecili do të shoh rrugën e vetë.
Kujtojmë se biznesmeni u martua me këngëtaren në Maldive, në një ceremoni private ku ajo veshi fustanin e bardhë.
Gjithashtu u përfol se dyshja e kanë paguar kompaninë e udhëtimit, me çek të falsifikuar.
Por biznesmeni Syla reagoi dhe tha se video përgjimi që publikuan mediat në Kosovë është montuar.
Ai pretendoi se është kërcënuar prej muajsh ndërsa shtoi se do të depozitojë dhe një kallëzim penal./albeu.com/