Duket se shoferët shqiptarë nuk kanë vënë mend. Pavarësisht rregullave strikte dhe paralajërimeve nga Policia Rrugore, shoferët vazhdojnë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Polici bën me dije se mbrëmjen e djeshme ka pezulluar 9 leje drejtimin, pasi gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në unazën lindore Farkë-TEG, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.
Gjithashtu janë vënë 51 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit, gjatë drejtimit të automjetit.
Njoftimi nga Policia Rrugore
Vijojnë kontrollet dhe monitorimi i qarkullimit nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, edhe gjatë natës, duke përdorur mjetet inteligjente.
Nga monitorimet me Poliscan, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, janë konstatuar shpejtësi nga 151 km/h deri në 170 km/h, në unazën lindore Farkë-TEG, ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.
Si rezultat janë pezulluar 9 leje drejtimi, për qarkullim me shpejtësi deri në 170 km/h, si dhe janë vënë 51 masa administrative: për shpejtësi mbi normën e lejuar; për shpejtësi dhe përdorim celulari; për shpejtësi dhe mosvënie të rripit të sigurimit; për shpejtësi, përdorim celulari dhe mosvënie të rripit të sigurimit, gjatë drejtimit të automjetit.
9 lejet e drejtimit janë pezulluar me afat 3 -12 muaj, ndërsa masat administrative kanë variuar nga 5 000 – 30 000 lekë të rinj, sipas numrit të shkeljeve të kryera nga drejtuesi i automjetit.
Monitorimi me mjetet inteligjente vijon edhe në akset e tjera rrugore të vendit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen nga mjetet inteligjente dhe patrullat e lëvizshme të Policisë Rrugore.
Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor./albeu.com/