Për shkak të reshjeve të shiut që kanë qenë prezente gjatë gjithë ditës dhe në të gjithë territorin e vendit tonë, aksidentet rrugore kanë qenë të shumta.
Nga ora 18:20, e deri në orën 21:20 kanë ndodhur 4 aksidente, ku për fat të mirë nuk ka pasur viktima.
Fillimisht në aksin Peqin – Elbasan, pas një parakalimi të gabuar dy makina u përlasen “ kokë më kokë” duke lënë të plagosur 3 persona.
Pak minuta më vonë një tjetër aksidenti u regjistrua në aksin Fier –Lushnje. 3 makina u përfshinë ku njëra përfundoi e përmbysur, ndërsa deri më tani nuk bëhet me dije për të plagosur apo viktima.
Rreth orës 20:00, në afërsi të Pikës Kufitare Kapshticë, një mjet doli nga rruga, e për pasojë dy persona mbetën të plagosur.
Vetëm pak minuta më parë, në një prej akseve më të rrezikshme të vendit, Elbasan – Librazhd, në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit” ndodhi një tjetër aksident me dy të plagosur./albeu.com