Sërish rritje të rasteve të reja me Covid-19 në Kosovë, bilanci i 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 2.708 raste të reja me Covid-19 dhe një vdekje. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573. Në total numri i rasteve aktive është 9.771.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com


Shtuar 20.01.2022 15:17