Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ku në garë janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.
Sipas njoftimit të PD-së, votimi do të nisë në orën 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18:00, por në rast se do të ketë akoma anëtarë për të votuar qendra do të qëndrojë e hapur.
Janë 108 qendra votimi, ku demokratët në secilën qendër përkatëse do të votojnë për kryetarin e ri që do të drejtojë PD-së, pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.
Ibsen Elezi, i vetmi që vendosi të garonte përballë Berishës kërkoi që zgjedhjet të shtyheshin pasi kishte konstatuar shkelje statutore dhe ligjore, por kjo kërkesë nuk u pranua./albeu.com