Rusia agresive me Shqipërinë? Ambasadori shqiptar në OKB: Problemi i Rusisë është me botën!

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se përse Rusia ka qenë agresive ndaj Shqipërisë, ambasadori ynë në OKB Ferit Hoxha tha se problemi i Rusisë nuk është me Shqipërinë, por me botën.

Blendi Fevziu: Faleminderit! Ambasador, Rusia ka qenë tepër agresive ndaj Shqipërisë në nivel diplomatik, por edhe në shoqëri, në televizionet ruse. Ata po sulmojnë Shqipërinë. Pse ky problem midis Rusisë dhe Shqipërisë?

Ambasadori Hoxha: Nuk ka problem me Rusinë dhe Shqipërinë. Ka një problem midis Rusisë dhe botës. Dhe Shqipëria është pjesë e botës. Dhe e kemi parë këtë në OKB.

Blendi Fevziu: Rusia është e madhe.

Ambasadori Hoxha: E madhe.

Blendi Fevziu: Rusia është e madhe, ne jemi të vegjël. Përse me ne?

Ambasadori Hoxha: Ne jemi anëtarë të Këshillit të Sigurimit për këto dy vjet. Pra jemi mes atyre që jo vetëm po diskutojnë, jo vetëm mbajnë qëndrime, por edhe vendosin çdo herë. Dhe unë shpresoj që një ditë do të jemi në pozicion që Këshilli të vendosë edhe për këtë çështje. Jo atje, por sikur po kapen, nëse ju kuptova drejt, sepse jemi anëtar i grupit rajonal; pra vetëm dy vende të Grupit të Europës Lindore në Këshill. Rusia si anëtare e përhershme dhe një anëtare e zgjedhur që është Shqipëria. Dhe sigurisht, qëndrimet që kemi marrë, qëndrime parimore, nuk kemi problem me rusët, kemi problem me qeverinë e Rusisë me vendimin që kanë marrë. Dhe po qëndrojmë fort për këto parime dhe vlera sepse janë vlera që qëndrojnë në thelb të politikës sonë të jashtme./tvklan.al


Shtuar 8.11.2022 22:50