Reklamonte dhe shiste online euro të falsifikuara, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi reklamonte online në rrjete sociale, para të falsifikuara, me synimin për t’i shitur ato. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1250 euro të falsifikuara.

Në  kuadër të  operacionit policor “Euro post” u bë  arrestimi i shtetasit B. B., 20 vjeç, banues në Vlorë.

20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 22.02.2023 09:15