Probleme me zemrën, aktori Mehdi Malkaj shtrohet në QSUT

Aktori i njohur Mehdi Malkaj është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).

Mësohet se Malkaj është paraqitur në spital pasditen e djeshme dhe burime pranë QSUT-së bëjnë me dije se aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qetë, teksa pritet t’i nënshtrohet dhe ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Sipas mediave, aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.


Shtuar 3.08.2024 08:57