Presidenti Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të Muzeut të Madh të Egjiptit, me ftesë të Presidentit egjiptian, Abdel Fattah El-Sisi.
Ky muze është institucioni më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian dhe një prej projekteve kulturore më të rëndësishme në historinë moderne të Egjiptit.
Të lidhura
None found
Në një reagim në rrjetin social X, Presidenti Begaj u shpreh se “Ky muze përfaqëson një qendër unike të kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka, duke mishëruar vizionin e një bote që ruan historinë ndërsa sheh drejt së ardhmes”.
Në postimin e tij, Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu:
“Sot, me ftesë të Presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, mora pjesë në inaugurimin e Muzeut të Madh të Egjiptit, muzeu më i madh në botë kushtuar qytetërimit të lashtë egjiptian.
Një qendër unike e kujtesës njerëzore, që bashkon breza dhe epoka me vizionin e një bote që ruan historinë duke parë nga e ardhmja.”
Punimet për ndërtimin e këtij muzeu zgjatën për 20 vite dhe do të jetë më i pasuri i këtij qytetërimi me 5 mijë artefakte.
