Policia mësyn në shtëpinë e Vali Corleones

Krimet Ekonomike kanë zbarkuar mëngjesin e sotëm në Gjilan, në shtëpinë e Vali Corleones!

Një operacion i udhëhequr nga drejtoria e Prishtinës ka filluar bastisjen në një lokacion në këtë qytet. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur poashtu se bastistja po ndodhë në shtëpinë e Vali Corleones në lagjen Gavran të Gjilanit.

Vali Corleone viteve të fundit është ngarkuar me disa vepra penale, ndërsa së fundi ishte plagosur në këmbë nga e dashura e tij.

Avokati i tij, Sherif Sherifi tha se bastisja ka rezultuar e pastër. Sipas tij, bastisja është bërë për shkak të TikTokut, pasi klienti i tij është përdorues i kësaj platforme.

“Sot rreth orës 09:45 Drejtoria e Krimeve Ekonomike ne bazë të urdhëresës se gjykatës, ka realizuar bastisje në shtëpinë e Vali Corleone. Bastisja ka zgjat deri pas orës 10. Bastisja ka rezultuar e pastër. Në rastin e bastisjes eshte konfiskuar telefoni i shoqes se Valit, Anites. Ajo në mënyrë vullnetare ia ka dhënë edhe paswordin. Ne momentin e bastisjes, Vali nuk ka qenë në shtëpi, por kam qenë unë dhe familjarët e tij. Bastisja ka ndodhur për shkak të Tiktokut, Vali është përdorues i platformës ku janë paraqitë mjete financiare dhe për këtë ka ndodhë”, tha Sherifi.


Shtuar 24.11.2022 11:32