Përgjimet ambientale “fundosin” 3 shijaksit e kapur me 1 kg kokainë, gjyqtarja ndryshon mendje dhe i lë në burg

Një përgjim ambiental i kryer brenda furgonitë të policisë së burgjeve, ka blinduar me prova konkrete, përfshirjen e tre të rinjve nga Shijaku, që u kapën nga policia për tregtimin e kokainës në Tiranë.

“Ora News” ka mësuar se përgjimi i kryer me autorizim të prokurorisë, ka nxjerë zbuluar tregtarët e kokainës së pastër, duke detyruar gjyqtaren e Tiranës, Arnisa Këlliçi, të ndryshojë vendimin e saj dhe caktojë masën e “arrestit në burg” pa afat për të arrestuarit.

Sipas dosjes hetimore 3 të rinjtë Robert Domi, djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut, Genis Mustafa dhe Andrea Dema nga Shijaku, ishin vënë në ndjekje nga efektivët e antidrogës për shkak të hetimit që po kryenin gjatë operacionit “Tempull”.

Ata u arrestuar në Tiranë në kushtet e flagrancës me 1 kg kokainë përpara se operacioni “Tempull” të zbatohej dhe shtrihej në disa qytete.

Madje veç kokainës të sekuestruar në makinë, njërit prej tyre Genis Mustafës, policia i gjeti kokainë dhe në ambjentet e shtëpisë në zonën “21 dhjetori” në Tiranë.

Por çuditërisht edhe pse provat ishin të qarta dhe prokuroria kërkoi caktimin e masës “arrest në burg” pa afat, në 2 shtator 2023, gjyqtarja Këlliçi, ka vendosur “arrest me burg” me afat 30 ditë për Robert Domin, me afat 45 ditë në burg për Genis Mustafën dhe me afat 30 ditë në burg për Andrea Demën.

Sipas vendimit gjyqtarja nuk është bindur plotësisht se tre të rinjtë kishin lidhje me kokainën e kapur.

Olsi Bylyku nis një lidhje të re dashurie, kush është gazetarja që rrëmbeu zemrën e aktorit?

Por prokuroria e Tiranës që ndiqte rastin, kishte futur një përgjues ambjental në furgonin e policisë së burgjeve, me të cilin tre të rinjtë u transportuan nga gjykata në drejtim të burgut.

Brenda në furgon ata kanë folur me njëri-tjetrin, duke pranuar se lënda narkotike kokainë ishte e tyre dhe fillojnë të bisedojnë për personin e dyshimtë që i ishte afruar për ti marë mallin.

Ky përgjim është bërë shkak që brenda muajit shtator 2023, prokuroria e Tiranës, ti drejtohet me një kërkesë të dytë gjyqtares Këlliçi, me qëllim caktimin e masës së sigurisë arrest në burg për tre të arrestuarit.

Ditën e premte, Arnisa Këlliçi, e vënë përballë provave të forta ka ndryshuar vendimin e saj të 2 shtatorit 2023, duke pranuar kërkesën e prokurorisë së Tiranës dhe caktuar masën “arrest në burg” pa afat ndaj Robert Domi, djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut, Genis Mustafa dhe Andrea Dema nga Shijaku.


Shtuar 2.10.2023 15:21