Parashikimi, çfarë pritet të ndodhë me motin

Gjatë fundjavës përgjithësisht moti do të jetë i qendrueshëm, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Ditën e shtunë, vranësirat do të përqendrohen në jug aty ku do të ketë reshje të izoluara e të dobëta shiu.

Në pjesën tjetër të vendit, do të mbizotërojnë orët me diell.

Po kështu, edhe të dielën do të ketë mot me diell e vranësira kalimtare të larta shtresore.

Era, do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, duke u shoqëruar më valëzim të forcës 2.Temperaturat do të pësojnë ndryshime gjatë ditës si më poshtë. /albeu.com/


Shtuar 1.10.2021 23:33