Papa Françesku miraton shpalljen e dy martirëve të tjerë shqiptarë

Kisha Katolike ka njoftuar ditën e sotme se Papa Françesku ka miratuar shpalljen e 2 martirëve të tjerë shqiptarë, Gjon Gazullin dhe Luigi Paliq, duke e çuar në 40 numrin e klerikëve të vrarë për shkak të besimit të tyre.

Papa Françesku ka autorizuar Hirësinë e tij Kardianlin Marcello Semeraro, Prefekt i Dikasterit për Çështjet e Shenjtërve, të shpallte Dekretet në lidhje me:

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Luigi (i lindur Matteo) Palić në shqip Paliq, i shpallur Meshtarë i Urdhrit të Françeskan Minor, i lindur më 20 shkurt 1877 në Janjevë (Kosovë) dhe i vrarë nga urrejtja për fenë më 7 mars 1913 në Pejë.

– Martirizimi i Shërbëtorit të Hyjit Gjon Gazulli, prift dioqezan, i lindur më 26 mars 1893 në Dajç të Zadrimës (Shqipëri) dhe i vrarë në urrejtje ndaj fesë më 5 mars 1927.


Shtuar 20.06.2024 16:05