“Ose do ja kërkoj dikujt tjetër”, Enca tregon detyrën që duhet të përmbushë partneri i saj (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, ka treguar kushtin që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm.

Përmes një postimi në Instastory, Enca thotë se ai duhet t’i gatuajë çdo ditë gjëra të mira.

Sipas këngëtares, nëse ai nuk e bën, atëherë një gjë të tillë duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër.

“Seriozisht i dashuri/bashkëshorti im i të ardhmes duhet të më gatuajë përditë gjëra të mirë…ose do më duhet t’ia kërkoj dikujt tjetër”, ka shkruar Enca.

Në një postim tjetër, këngëtarja ka shkruar: “Ka dhe një detyrë tjetër të rëndësishme të përditshme por këtë do e diskutojmë herë tjetër”./albeu.com/