Njoftim nga bashkëshorti i Vjosa Berishës: Nesër i jepet lamtumira e fundit të dashurës sonë

Regjisorja Vjosa Berisha ndërroi jetë më datë 23 të këtij muaji, në moshën 50-vjeçare. Lajmi ishte mjaft i zi dhe i trishtë për cilin do që e njihte nga afër dhe nga ekrani.

Vjosa përcolli deri në momentin e fundit dëshirën dhe pozitivitetin për jetën.

Partneri i saj, Fatosi ka bërë sot një njoftim për varrimin e regjisores që do të zhvillohet nesër.

Postimi i Fatos Berishës:

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha:

E enjte, 30 qershor
14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);
15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);
17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi).

E pamja
datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1)
nga 11:00-18:00h.

Familjet Berisha dhe Istrefi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)