Një histori e trishtë është shfaqur në ekran, ku Ferdinand Doda, rrëfen për mungesën e madhe të fëmijëve që i “djeg” shpirtin.
Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News 24, ku u trajtua drama jetësore e tij, ai shprehet se jeta e tij është bërë e pakuptimtë.
Ai vuan nga mungesa e fëmijëve edhe pse jetojnë në të njëjtin oborr. Ndër të tjerash brenga dhe dhimbja më e madhe e tij është se personi që mban larg fëmijët nga ai dhe i del në mbështetje ish-bashkëshortes, është nëna e tij e cila jeton së bashku me fëmijët.
Ferdinandi shprehet se vajza e madhe dhunon vajzën e vogël dhe se ikën nga shtëpia dhe kthehet në mesnatë.
Ai thotë se ajo vuan edhe nga probleme të shëndetit mendor, e cila duhet të kurohet patjetër.
Por nga ana tjetër vet ish-bashkëshortja e Ferdinandit i ka hedhur poshtë këto akuza duke u shprehur se Ferdinandi nuk ia lejon që fëmijët ti marri me vete edhe pse ka fituar ligjërisht kujdestarinë e tyre.
Pjesë nga intervista:
Ferdinand Doda: Unë kam kërkuar prej muajsh që të bëhesha sërish pjesë e studios pasi edhe pse kam zhvilluar 3 emisione ende nuk i kam zgjidhur problemet familjare. Vajza e madhe dhunon vajzën e vogël, vjen vonë në shtëpi, të dy fëmijët pinë ilaçe. Nëna ime i mban nën presion të armëve të ftohta, vajza e madhe kthehet në orën 1 të natës. Edhe kur i thash një natë që ku shkon dhe kthehesh në orën 1 të natës, nëna ime thotë që çoje në polici. Nëna ime është krahu i ish gruas time sepse ajo e ndihmon që ato dy vajza të katandisen në këtë gjendje. Unë sa herë kam kërkuar ndihmë për këtë konflikt ka plasur sherri në shtëpi. Unë jam në hall sepse askush nuk ma merr për bazë shqetësimin tim. Nëna ime shprehet duke thënë se vajza e madhe qëndron me të tjerë, kthehet vonë.
Vajza e Ferdinandit: Unë nuk vuaj nga shëndeti mendor ashtu siç thotë babai im, unë vuaj nga veshi i mesëm dhe për këtë jam kuruar, unë nuk e dhunoj motrën, të kesh turp që del aty dhe gënjen publikun, je i sigurt për akuzat që hedh ndaj meje. Ti baba ke prova që hedh akuza ndaj meje, apo jo sepse është akuzë shumë e rëndë.
Ish-bashkëshortja e Ferdinandit: Këto akuza që bën Ferdinandi i kam dëgjuar prej vitesh, edhe këtu në Itali panë gjendjen time emocionale dhe psikologjike dhe më kanë strehuar në një qendër. Vajza ime nuk vuan nga probleme të shëndetit mendor, unë e kam çuar vajzën e kam kontrolluar se vuan nga veshi dhe prandaj dua ta marr ne Itali sepse unë këtu i plotësoj të gjitha kushtet këtu kam marr shtëpi dhe jam në një punë. Vajza e madhe ka një lloj dhune psikologjike vazhdimisht, dhunën që kam përjetuar unë nga Ferdinandi i ka përjetuar vajza, vjehrri im thoshte se “gratë duhet të jenë poshtë burrave”.