Në gjendje të dehur humb kontrollin e automjetit dhe del nga rruga, arrestohet 24-vjeçari në Korçë

Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke qenë në gjendje të dehur.

24-vjeçari është aksidentuar në rrugën “Bilisht-Miras”.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Sh., 24 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në rrugën “Bilisht-Miras”, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.