Muzeu Kombëtar mbyllet deri në 2028, nuk pret vizitorë për 4 vite

Muzeu Kombëtar do të jetë i mbyllur që nga 15 marsi 2024 deri në 15 mars 2028, në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook, ku sqarohet se arsye për mbylljen është rikonstruksioni. Vizitorët vendas dhe të huaj nuk do të kenë mundësi ta vizitojnë deri në 2028.

NJOFTIM

Të nderuar drejtues të agjencive turistike, drejtues të tureve kulturore dhe palë të tjera të interesuara, ju bëjmë me dije se:

Në kuadër të zbatimit të projektit “Restaurimi, rikonstruksioni dhe muzealizimi i Muzeut Historik Kombëtar, Tiranë”, Muzeu Historik Kombëtar do të jetë i mbyllur për vizitorët për periudhën 15 Mars 2024 deri më datë 15 Mars 2028.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!


Shtuar 6.03.2024 12:36