Me 938 vota pro, Sali Berisha rizgjidhet në krye të Partisë Demokratike

Sali Berisha u votëbesua gjatë Kuvendit të Sotëm që u mbajt në Pallatin e Kongereve. Ai kërkoi votën e demokratëve pas humbjes së thellë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ivi Kaso, në një deklaratë për mediet, pas përfundimit të votive, bëri me dije se Berisha ëqshtë rizgjedhur në krye me 938 vota. Sakaq, 7 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Gjithsej në sallë ishin 1203 votues, por vetëm 1000 prej tyre votuan.

Ivi Kaso: Procesi u mbyll ashtu siç edhe patët mundësi ta ndiqnit në mënyrë transparente dhe të drejtpërdrejtë.

Në përfundim të procesit të numërimit është hartuar procesverbali përfundimtar dhe përmbledhës i këtij procesi, i cili përmban këto shifra.

Numri i votuesve sipas listës së zgjedhësve, votuesve që u identifikuan që ishin në sallë, ishte 1203.

Rezulton se numri i votuesve që kanë votuar është 1000, sa është edhe numri i fletëve të votimit që u gjetën në 6 kutitë e votimit.

Numri i votave të vlefshme është 993, 7 vota të pavlefshme.

Ndarja e votave është si më poshtë, kanë votuar pro 938 delegatë, kanë votuar kundër 55 delegatë.

Në bazë të nenit 46 pika 9 e Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, rezulton se Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të partisë.

/albeu.com 


Shtuar 2.12.2023 17:16