Vaçe Zela është artiste e popullit dhe këngëtare me famë të madhe gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Lindi në Lushnje më 7 prill të vitit 1939 . U zbulua rastësisht në moshë të re në këtë qytet të Shqipërisë së mesme. Vaçe Zela kishte një zë të jashtëzakonshëm. Këngët e saj në vite mbeten popullore dhe të preferuara nga publiku.
Në vitet e fundit të jetës, Vaçe Zela e reduktoi në menyrë dramatike aktivitetin muzikor. Sidoqoftë ajo mbetet “Zëri” i jashtëzakonshëm që mbushte me energji skenat shqiptare.
Vaçe Zela është fituesja e parë e Festivalit të parë. Me këngën “Fëmija i parë” nis rrugëtimi i saj në skenën e muzikës së lehtë, 1962. Por nuk mund të harrohen as këngë, si: “Djaloshi dhe shiu”, “Lemza”, “Sot jam 20 vjeç”, “Valsi i lumturisë”, “Mesnatë”, “Gjurmë të arta”, “Kënga e gjyshes”, “Të lumtur të dua”, “Nënë moj do pres gërshetin”, “Gonxhe në pemën e lirisë”, “Shoqet tana ilegale” etj., të cilat janë pjesë e fondit të artë të muzikës së lehtë shqiptare.
Artistja e njohur vdiq në moshën 75 vjeçare.
Këngëtarja, e cila prej vitesh jetonte në Zvicër, ishte prej kohësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Ajo ndërroi jetë në orën 1.00 të mëngjesit në shtëpinë e saj.