Mbetën të vrarë nga atentati në Memaliaj, publikohen fotot e kamerierit dhe klientit

Albeu.com ka siguruar fotot e dy Gledian Mukës dhe Marsel Celës që mbetën të vrarë nga antenati i mbrëmjes së të shtunës në një lokal në Memaliaj.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Pistë hetimi është hakmarrja, pasi 74-vjeçari është babai i Andrea Kalemit. Ky i fundit dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022. I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.


Shtuar 21.07.2024 11:52