Mallakastër/ Vajza dhunohet nga babai dhe vëllai, arrestohet 51-vjeçari dhe procedohet i riu

Një vajzë është dhunuar nga babai dhe vëllai, ngjarje e cila është regjistruar në Mallakastër.

Policia njofton se pas marrjes së njoftimit ka vënë në pranga babain e vajzës, 51-vjeçarin me iniciale I.XH.

Po ashtu, është proceduar edhe vëllai i të dhunuarës.

“Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 51 vjeç, pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. Për këtë rast u procedua penalisht dhe djali i tij shtetasin A. Xh., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij”, thuhet në njoftim.


Shtuar 16.06.2024 17:33