Ditën e djeshme, pak para mesnatës, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka marrë vendim për të mos shkarkuar Presidentin Ilir Meta, duke rrëzuar kështu Kuvendin.
Përmes një postimi në Facebook, ka reaguar gazetarja investigative Klodiana Lala e cila shprehet se shpallja e vendimit në errësirë dëshmon se gjyqtarët e vetmuar fshihen si struci dhe nuk kanë kurajë të përballen.
Postimi i Klodiana Lalës:
E paprecedente
Gjykata Kushtetuese e publikoi vendimin per Ilir Meten ne mesnate. Shpallja e vendimit ne erresire, deshmon se gjyqtaret e vetuar fshihen si struci e skane kurajo te perballen.
Drejtesia, duhet jo vetem te behet, por edhe te duket. Ne kete rast, nuk mund te them u be apo jo drejtesi, se gjuha e presidentit ishte jo normale, sikurse dhe Parlamenti veproi ne shkelje, por nje gje e di me siguri DREJTESIA nuk u duk.
Gjyqtaret e pasreformes folen ne kulmin e erresires kur shqiptaret flinin.
Ne keto raste sme mbetet gje tjeter, vecse te them: Rrofte Reforma!/albeu.com