Krah Biden dhe Stoltenberg, Rama ndan pamje nga realizimi i fotos familjare në samitin e NATO-s

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjete sociale nga momenti i realizimit të fotos familjare në samitin e NATO-s.

Kreu i qeverisë në fillim realizon një foto me presidentin amerikan, Joe Biden dhe shefin e NATO-s Jens Stoltenberg ndërsa më pas i bashkohet liderëve të tjerë të vendeve të aleancës.

“Washington – FOTOJA FAMILJARE e Këshillit të Atlantikut të Veriut”, shkruan kryeministri Rama.

 


Shtuar 10.07.2024 19:54