shqiperi

Korreshi zbulon bisedën me Bashën në Kuvend: I kërkova të distancohet nga përplasja e deputetëve me militantët

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha pas prononcimit për media para Kuvendit, është futur në sallë dhe ështrë takuar me disa deputetë, mes tyre Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën, të cilët dolën kundër propozimit të shumicës së Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.

Korreshi ka folur pas takimit  me Bashën dhe ka sqaruar për mediet se çfarë kanë diskutuar.

Të lidhura

None found

Korreshi: Unë i kam thënë dhe vazhdoj të them skena të patolerueshme. Patjetër që iu ankova z. Basha. Këtë diskutuam atje, për të treguar se kush është përgjegjës, sepse mbështetës të z. Basha ishin. Ai u distancua nga kjo pjesë. Unë ia kam thënë çdo herë. Takimi ishte më tepër për këtë pjesë. Unë i qëndroj qëndrimit tim, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk duhet të kandidojnë më për PD-në sepse duhet të bashkojmë të gjithë shqiptarët, dhe ata që nuk janë demokratë.

Në qoftë se procesi nuk futet në shina, në binarë, nëse ka atakime nuk do të marr pjesë. Ka nevojë për një kthjelltësi. Si e gjykojmë ne, nëse nuk bëhet një procesi i paatakueshëm dhe nga demokrati i fundit nuk kemi arritur asgjë. Nuk kemi pse bëhemi pjesë e një procesi të cilin ia kam kërkuar dhe në grupin parlamentar dikur Sali Berishës. Mos nxitoni sepse nuk janë përfshirë të gjithë demokratët në këtë pjesë. Fakti solli që sot te pjesa e rithemelimit, pjesa e demokratëve që mendonin ndryshe nuk janë të përfshirë në struktura. Kjo ka sjellë ndasinë e demokratëve. Të njëjtën gjë po bëjmë ne sot. Çfarë po kërkojmë ne, të mos bëjmë të njëjtin nxitim. Duhet të ulemi të gjithë deputetët. Ia kam kërkuar z. Bardhi dhe ai nuk ka asnjë lloj kundërshtimi. Unë jam për PD-në siç ka qenë në vitin 2021./Albeu.com/ 

të fundit

Bernard Berisha mbyll aventurën te Dinamo, sulmuesi paralajmëron së shpejti klubin e ri

Bernard BerishaBernard Berisha nuk do të jetë më pjesë e Dinamos për sezonin e ardhshëm [...]Read More...

16 seconds ago

Marcus Rashford tregon çfarë i duhet Anglisë në Botërorin 2026: Të sakrifikojmë si te klubet

Sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, ka folur për mentalitetin që mbretëron brenda kombëtares angleze gjatë Kupës së Botës 2026, duke…

1 minute ago

Franca e Brazili ngrenë alarmin për gjendjen e fushës në stadiumin e finales së Botërorit 2026

Franca dhe Brazili kanë shprehur shqetësime serioze për cilësinë e fushës në ‘MetLife Stadium’ të East Rutherford, në Shtetet e…

2 minutes ago

Halil Snopçe: U larguam nga Qeveria pasi OBRM-PDUKM nisi të shkelë interesat e shqiptarëve

Deputeti i ASH-së në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Halil Snopçe, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në…

5 minutes ago

Zbulohet vajza bjonde në burgun e Peqinit/ Hetime për rastin, dyshohet se takoi 2 të dënuar

Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambientet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i…

5 minutes ago

ASK publikon të dhënat për maj 2026, këto janë kategoritë që përfituan më shumë nga skemat sociale në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2026, duke paraqitur të dhëna…

9 minutes ago