Categories: maqedoni

Halil Snopçe: U larguam nga Qeveria pasi OBRM-PDUKM nisi të shkelë interesat e shqiptarëve

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, ishte i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, ku foli për ASH-në, VLEN-in dhe zhvillimet në Qeveri.

Sipas Snopçes, bashkimi i ASH-së me VLEN-in nuk e përmbushi qëllimin e synuar, megjithëse, siç u shpreh ai, u arrit ndryshimi përmes dërgimit të BDI-së në opozitë.

Të lidhura

None found

“Ne synonim të ndryshonim status quo-në. BDI kishte qenë në pushtet për 20 vite dhe të rinjtë e kishin humbur shpresën, prandaj edhe ndodhi kjo shpërngulje e madhe. Gruevskin e rrëzuam ne, tre deputetët e Aleancës për Shqiptarët. Edhe pse nuk ia dolëm ta realizonim qëllimin, pas një kohe të shkurtër dolëm nga Qeveria”, deklaroi ai.

Snopçe tha se problemi u shfaq në periudhën kur ishin në pushtet, kur vendosën t’i bashkoheshin opozitës shqiptare me idenë që të sillnin një garniturë të re politike dhe me bindjen se gjërat do të zhvilloheshin ndryshe.

“Ndryshimi nuk erdhi. Ishte një lëvizje që ua riktheu shpresën qytetarëve. BDI-në e çuam në opozitë. Por marrëveshja që bëmë me OBRM-PDUKM-në dhe Mickoskin nuk u realizua. Madje, doli në pah edhe më shumë ajo dogma ‘Maqedonia e maqedonasve’ dhe nisi nëpërkëmbja dhe lufta ndaj shqiptarëve. OBRM-PDUKM-ja filloi të sillet si fuqi. Unë kam qenë i pari që kam thënë se, nëse vazhdon nëpërkëmbja e interesave shqiptare, ne do të dalim nga qeveria”, tha Snopçe.

Lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare, ai u shpreh se gjithçka varet nga kryeministri Hristijan Mickoski.

“Kjo çështje varet nga Hristijan Mickoski. Ai i ka numrat. Por ai deklaron se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Mendoj që ai do të bëjë zgjedhje, pasi e ka mandatin e fundit dhe nuk mund ta mbajë këtë rejting të partisë. Unë mendoj se duhet të ketë zgjedhje për shumë arsye. Kemi krizë ekonomike, kemi borxhe dhe ai do ta mbajë këtë rejting të partisë. Sipas mendimit tim në fund të vitit do të kemi qeveri teknike, ndërsa në pranverën e vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje”, tha Snopçe, duke shtuar se marrëveshja me AKI-në do të vazhdojë edhe më tej, në rast se ka zgjedhje të reja të parakohshme./Telegrafi/

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

2 minutes ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

8 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

11 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

16 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

21 minutes ago