Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka bërë publike Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin maj 2026, ku paraqiten të dhëna për numrin e përfituesve dhe shumën e mjeteve të ndara nëpërmjet skemave të ndryshme sociale në vend.
Nga të dhënat e ASK-së rezulton se gjatë muajit maj, numri më i lartë i përfituesve është regjistruar te programi i mbështetjes financiare për shtesat për fëmijë, që vazhdon të mbetet ndër skemat më të përhapura të përkrahjes sociale në Kosovë.
None found
Sipas këtyre statistikave, përbërja e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale mbetet e përqendruar kryesisht te mbështetja për personat e moshuar, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
Në kuadër të skemave sociale përfshihen edhe pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës, pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, si edhe programe të tjera të veçanta të mbështetjes sociale.
ASK vlerëson se këto statistika japin një pasqyrë të rëndësishme për mënyrën e shpërndarjes së mbështetjes financiare dhe për kategoritë që përfitojnë nga skemat e mirëqenies sociale në Kosovë.
Ylli i Belgjikës dhe i Manchester Cityt, Jeremy Doku, ka bërë të ditur se është i gatshëm të largohet nga…
Interpelanca për punën e Ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski do të jetë në rendin e ditës të seancës plenare të…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski tha sot se është koha që prodhuesit, marketetet dhe distributorët të ulin çmimet e produkteve…
Mirlind DakuPara disa javësh u tha se Lokomotiva e Moskës ishte në dyshim për të tentuar afrimin e sulmuesit të…
Temperaturat përvëluese që kanë përfshirë pjesën më të madhe të Evropës po shkaktojnë pasoja serioze në disa shtete, ndërsa institucionet…
Faqja e specializuar e statistikave, Gradient Sports, ka publikuar renditjen e futbollistëve me performancën më të mirë në pasimet e…