Gjatë fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026, Franca dhe Brazili kanë ngritur shqetësime të forta për cilësinë e tapetit në “MetLife Stadium” në East Rutherford, në Shtetet e Bashkuara.
Sipas lojtarëve dhe stafit teknik të dy përfaqësueseve, sipërfaqja e lojës ka qenë shumë e fortë, e thatë dhe e pabarabartë në disa pjesë, duke ndikuar drejtpërdrejt te qarkullimi i topit dhe niveli i lojës.
None found
Pas përballjes me Senegalin, mesfushori i Francës, Adrien Rabiot, tha se fusha “dukej si bar artificial” dhe ishte “shumë e fortë”, ndërsa shtoi se topi lëvizte në mënyrë të paparashikueshme.
I njëjti vlerësim erdhi edhe nga mbrojtësi William Saliba, i cili po ashtu kritikoi kushtet në fushë.
Më herët, pakënaqësi të ngjashme kishte shprehur edhe ylli brazilian Vinicius Junior.
Sulmuesi i Brazilit vuri në dukje se temperaturat e larta dhe kushtet e thata e dëmtojnë me shpejtësi barin natyral, gjë që e vështirëson kontrollin e lojës dhe ndërtimin e aksioneve.
Në një ton më të përmbajtur u shpreh trajneri i Francës, Didier Deschamps, i cili pranoi se kushtet nuk janë ideale, por theksoi se skuadra duhet të përshtatet.
“Duhet të mësohemi me këto kushte. Mund të ketë pak beton nën sipërfaqen e barit. Bari këtu është shumë i shkurtër. Megjithatë, ne do të përshtatemi. Është e qartë se kjo ndryshon disa aspekte të lojës, por ne i marrim parasysh këto detaje teknike”, deklaroi Deschamps.
Në javët e para të Botërorit 2026, cilësia e fushave është kthyer në një nga çështjet më të përfolura, ndërsa organizatorët pritet të mbajnë nën vëzhgim të afërt gjendjen e terreneve për pjesën e mbetur të turneut.
Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…
Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…
Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…
Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…