Po kopjon Bashën? Rama i përgjigjet me ironi qytetarit: Kur unë bëja video, ai ishte në gjumin e tretë! (VIDEO)

Fushata e sotme zgjedhore e kryeministrit Rama do të zhvillohet në Fier.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ai ka postuar një video ku shihet i qetë nën muzikën e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Duke qënë se së fundmi kemi para kryetarin e opozitës Lulzim Basha, në makinë, komentuesit e kanë akuzuar Ramën se po kopjon liderin demokrat.

Përgjigja e Ramës plot ironi, i kujton komentuesit se sipas tij Basha ‘fle gjumë’ dhe se është ai i pari që ka bërë video të tilla.

Komentuesi: Mos kopjo Lulin!

Rama: Kur beja une video ne makine Luli ishte ne gjumin e trete o mik!  /albeu.com/

 


Shtuar 3.04.2021 11:27