Konsumuan duhan dhe hodhën cigaren në tokë, përfshihet nga flakët mullari i kashtës në Berat

Një zjarri është regjistruar pasditën e sotme në fshatin Moravë në njësinë administrative Otllak në Berat. Sipas raportimeve është përfshirtë nga flakët një kavalet kashte. Sipas të dhënave paraprake zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e familjarëve të cilët kanë konsumuar duhan duke hedhur cigaren në tokë. Mësohet se zjarri është përhapur drejt banesave.

Menjëherë sapo kanë konstatuar zjarrin banorët e fshatit kanë njoftuar forcat zjarrfikëse të cilat shkuan në vendngjarje. Duke parë përparimin e flakëve kanë thirrur për ndihme dy mjete tjera. Pas disa minutash zjarri është vënë nën kontroll duke shmangur rrezikun nga banesat. Nga zjarri është djegur kavaleta e kashtës që përdorej për të ushqyer për blegtorinë. Nuk ka pasur dëme në banesa.