“Jam doktoruar për këtë punë”, koreografja debat me mamin e Kristit: Di mirë çfarë flas

Ka nisur me një atmosferë të zjarrtë nata e sotme në Dance Reality Show “T’ka mami yll”.

Edhe pse kjo është nata e parë ku fëmijët performojnë në skenën e madhe, duket se debatet kanë nisur që në sfidën e parë.

Pikërisht përballë njëri-tjetrit u vendosën Enisi dhe Kristi, ndërkohë që mamaja e këtij të fundit nuk ishte dakort me mendimin e anëtares së jurisë Riselda Sejdia.

“Nuk mund të thuash që s’ka vesh muzike se e para është një fëmijë muzikanti dhe e dyta ai nuk bën asnjëherë diçka që nuk e ndjen. I shijon të gjitha ato momente, lëvizje, gjithçka që bën”, ka deklaruar mami i Kristit.

“Ai mund të jetë fëmijë muzikanti, mund t’i shijojë të argëtohet, por ajo çfarë unë pash dhe çfarë më erdhi mua ishte absolutisht ashtu siç unë përmenda pak më parë dhe kjo nuk lëviz fare si mendim. Është mendimi im se unë jam profesioniste e fushës dhe unë atë që e flas, jam doktoruar për atë punë, jam diplomuar dhe di mirë se çfarë flas. Unë nuk e pash Kristin të ishte një me muzikën. Muzika ishte në qejfin e vetë dhe Kristi në qejfin e vetë. Ose më saktë muzika ishte aty ku duhet të ishte dhe Kristi në qejfin e vetë”, replikoi Riselda./abcnews.al


Shtuar 16.10.2021 22:50