HOROSKOPI/ 2 nëntor 2021, çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi

Miqtë shtojnë një element ndihme dhe mbështetjeje sot që ju nevojitet më shumë se kurrë. Aty ku ka probleme, ku ndiheni të stërngarkuar dhe të mërzitur, mos shkoni vetëm. Kontaktoni një nga miqtë tuaj që e dini se është aty për t’ju dëgjuar edhe nëse i telefononi në orën 2 të mëngjesit.

Demi

Do dini si ta trajtoni dramën që është shfaqur kohët e fundit në vendin e punës me mirëkuptim të sinqertë dhe një mënyrë të butë. Keqkomunikimi mund të ketë krijuar tension mes jush dhe të tjerëve. Në vend që të supozoni se njerëzit e tjerë kanë një motiv të fshehtë, jini një person që synoni zgjidhjen e konflikteve dhe përpiquni të ndërtoni ura lidhëse midis kolegëve.

Binjakët

Për një kohë të gjatë nuk e dinit domosdoshmërisht se çfarë dëshironit të bënit me jetën tuaj, por gjërat kanë filluar të ndryshojnë. Ka ardhur koha të merrni disa vendime të rëndësishme.  Përdoreni kohën tuaj me mençuri dhe mos harroni të rishikoni herë për here financat.

Gaforrja

Jo të gjitha gjërat do të jenë në favorin tuaj ditën e sotme,  por ju mund ta ktheni situatën. Merrni iniciativën. Vendosini të gjitha shpenzimet e familjes suaj në një tabelë dhe rishikoni rrjedhat hyrëse dhe dalëse të të ardhurave. Nëse është e mundur merrni dikë me eksperiencë për t’ju ndihmuar për të përmirësuar financat tuaja.

Luani

Ju e dini se çfarë dëshironi dhe nuk ka asnjë arsye për të kompromentuar dëshirat tuaja. Kjo është një kohë e mirë për të rishikuar me të vërtetë se për çfarë po investoni energjinë tuaj emocionale. Nëse nuk ka një të ardhme në aktivitetet që ju marrin kohë, merrni parasysh shkurtimin e lidhjeve, veçanërisht në dashuri.

Virgjëresha

Gjithmonë përpiqeni të bëni më të mirën që mundeni me atë që keni në dorë, por ndonjëherë duhet edhe një mendim eksperti. Do të keni mundësi të reja për të aplikuar në pozicione pune të cilat gjithmonë i keni dashur. Mos hiqni dorë nga ëndrrat!

Peshorja

Jo të gjitha aktivitetet imagjinative duhet të jenë kaotike në jetën tuaj. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri. Mos e lëndoni partnerin tuaj duke i kujtuar disa gabime të së kaluarës sepse pas njëfarë kohe do pendoheni dhe do vuani për gjestet që keni bërë.

Akrepi

Edhe pse ka kohë që keni folur me persona të cilët i keni njohur së fundmi, tani është koha për të ndërtuar një urë lidhëse dhe për ta forcuar më tej marrëdhënien. Ndërmerrni ju hapin e parë nëse është e nevojshme.

Shigjetari

Këtë javë duhet të strukturoni mendimet dhe idetë tuaja. Krijoni skicën tuaj dhe bashkoni idetë në mënyrë që të jeni të nivelit të lartë kur ta ndani me të tjerët.

Bricjapi

Është mirë të keni pak para të kursyera në llogarinë tuaj. Shikoni shpenzimet tuaja dhe mundohuni t’i shkurtoni pak për të përmirësuar rezervën tuaj financiare.

Ujori

Është koha për të hequr gjërat që nuk ju nevojiten në jetën tuaj, në mënyrë që të keni pamjen  që dëshironi të tregoni. Është një kohë e mirë për ju që të pastroni dollapin tuaj nga veshjet e vjetra në mënyrë që të rifreskoni pamjen.

Peshqit

Edhe pse mund të jeni përpjekur të jeni të mirë për një kohë të gjatë, është e rëndësishme të ndaheni nga individët që e dini se nuk janë më të mirët për ju. Mos u miqësoni me çdo person që takoni.


Shtuar 1.11.2021 23:52