Një rrëfim ekskluziv vjen për herë të parë në emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’ të moderatores Evis Ahmeti, nga ish-bashkëshorti i Merushe Hazizit.
Në një lidhje skype, Anueli, ish-burri i 30-vjeçares, tha se shkak i ndarjes së tyre ishte bërë Fajton Hoxha, djali i vrasësit të Merushes.
Ai tha se kishte marrë kërcënime nga ana e Fajtonit, ndërsa shtoi se fëmijët nuk i kishte parë prej 4 vitesh.
Sa i përket fëmijëve Anueli tha se do të kërkonte të kryhej analiza e ADN-së për dy fëmijët e fundit, pra për djalin e dytë dhe djalin e tretë, me të cilin Merushja ishte shtatzënë në kohën kur është larguar nga shtëpia e ish-bashkëshortit.
Përtej dhimbjes, Esmeralda u tregua e sinqertë. Cili ka qenë shkaku i ndarjes suaj?
Shkaktar ka qenë Fatjoni. Kemi katër vjet të divorcuar.
E mbani mend momentin kur kërkoi divorcin? E dije që, kishte lidhje me Fatjonin?
E kuptova më vonë, Ajo nuk e pranonte lidhjen dijeni mora nga Merushja.
Keni pasur përballje me Fatjonin?
Po. Jemi ballafaquar në Fier. Me futi në makinë me zor. Merr ish-kunata dhe na tha që ‘po vinte policia e këto ikën më tej’. Unë nuk bëra asnjë denoncim. Ai më kërcënonte edhe pse rija në Greqi nga telefoni. Nuk e di se përse më kërcënonte nuk e kam denoncuar.
Kur ka ikur Merushaj nga shtëpia juaj ka marrë dy djem dhe ka qenë shtatzënë. Pse nuk je interesuar për djemtë?
Më kanë kërcënuar dhe jam larguar nga Shqipëria.
Si e mësuat lajmin e vdekjes?
Nga mediat.